Një në pesë e drejtuesve të automjeteve në zonat urbane që në mëngjes është në gjueti të një vend-parkimi.
Si rezultat, disa nisma tentojnë të zgjidhin këtë problem si “Akippa” në Japonia, “JustPark” dhe “Park Circa” në shtete të tjera.
Zyrtarizuar në muajin nëntor, Ecopa është një zgjidhje që vjen nga Interneti i Gjërave (IoT) i cili vë në funksion disa sensorë kamerash në vendet e parkimit.
Drejtuesit e automjeteve mund të kërkojnë për hapësira të lira parkimi përpara se të largohen nga shtëpia, madje edhe t’i porosisin.
Përmes një aplikacioni mobil do të informohen se përsa kohë ka qëndruar makina në një vend parkimi dhe sa është kostoja.
Mund edhe të paguajnë faturën në fund po nga celulari.
Kjo risi e Ecopa nuk kërkon një dizajn specifik të makinës për të përfitur shërbimin.
Gjithashtu startupi nuk ka adoptuar pllakën metalike tradicionale të bllokimit të automjetit por përkundër përpiqet të bëjë sa më të vështirë parkimin ose të dëmtojë automjetin e paautorizuar.
Në çdo vend parkim Ecopa ka instaluar një shtyllë metalike e cila përmban një kamër dhe sensor që lexojnë targën e makinës.
Falë këtyre sensorëve drejtuesit mund të gjejnë vende parkimi të lira në kohë reale nga telefonët e tyre inteligjentë.
Gjatë nëntorit dy kompani japoneze adoptuan teknologjinë e Ecopa.
Sistemet konvencionale të parkimit kushtojnë miliona dollar për të implementuar njësitë e bllokimit në stacionet e parkimit.
Në rastin e Ecopa një shtyllë inteligjente e tillë kushton 1000 dollar ndërsa kostoja e instalimit shkon në 1600 dollar.
https://www.youtube.com/watch?v=zvZEgI98ciI
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.