Lajmet e fundit

Kjo politikë e kompanisë ka nisur në shtator, për të kompensuar kohën e punonjësve që nuk pinë duhan - me të atyre që secila cigare ua merr rreth 15 minuta nga dita e punës së tyre.
“Njëri nga punonjësit që nuk pinë duhan e la një mesazh në kutinë e sugjerimit të kompanisë duke thënë se pushimet e pirjes së duhanit po shkaktonin problem”, tha zëdhënësi i kompanisë Hirotaka Matsushima për The Telegraph, transmeton Klan Kosova.
"Drejtori i Përgjithshëm e pa mesazhin dhe u pajtua – tha po u japim pushim shtesë atyre që nuk e pinë duhanin për ta kompensuar kohën”.
Zyra qendrore e kompanisë është në katin e 29-të të një blloku në rrethin Ebisu të Tokios. Çdokush që dëshironte një cigare duhej të shkonte në bodrum – që nënkupton se i duheshin rreth 15 minuta kohë.
Të paktën 30 prej 120 punonjësve të kompanisë tashmë e kanë marrë pushimin shtesë nga ndryshimet që janë bërë, transmeton Klan Kosova.
"Unë shpresoj që të inkurajojmë punonjësit që të lënë duhanin përmes inkurajimeve sesa dënimeve", tha Takao Asuka, Drejtori i Kompanisë së Piala Inc.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se 18.2 për qind e të rriturve japonezë konsumojnë duhan.
Por sa mendoni se kjo është e drejtë – që joduhanpirësit të marrin pushim shtesë shkaku i atyre që pinë duhan?
klankosova.tv