Ekonomia japoneze është tkurrur në normën e saj më të shpejtë në histori, kjo pas luftës me pandeminë COVID-19.
Ekonomia e tretë më e madhe në botë është përballur me ulje të bruto-prodhimit të brendshëm për 7.8 për qind në periudhën prill-qershor, në krahasim me çerekun e kaluar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Të dhënat e publikuara të hënën kanë vënë në pah sërish ndikimin e madh që ka pasur koronavirusi në shumicën e ekonomive në botë.
Japonia ra në recesion në fillim të këtij viti pas dy tremujorëve të njëpasnjëshëm të tkurrjes ekonomike.
Të dhënat e fundit për periudhën prill-qershor përbëjnë rënien më të madhe prej kur ka nisur të bëhet krahasimi i të dhënave më 1980, duke tejkaluar edhe parashikimet.
Ulja e madhe e konsumit të brendshëm është thënë të ketë qenë arsyeja kyçe e kësaj uljeje, derisa edhe eksporti ka rënë dukshëm për shkak të tregtisë së goditur nga pandemia.
Të dhënat e këtij viti, flasin për performacën më të keqe të ekonomisë japoneze prej vitit 1955.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.