Kryeministri Albin Kurti është takuar të martën me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli, me të cilin diskutoi, ndër të tjera, edhe për situatën e krijuar pas grevës.
Hykolli deklaroi se ka kërkuar që projekligji për paga të shkojë sa më shpejt në parlament, po ashtu tha se ka kërkuar edhe një pako mbështetëse për të punësuarit.
Por, sipas kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në takimet e ardhshme, të pranishëm duhet të jenë edhe përfaqësues nga sindikata të tjera, meqë këso tema madhore nuk mund të diskutohen me ministritë, të cilat nuk mund të marrin vendime krahas me kërkesat e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=saKoxLPtdM8
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.