Të premten u zhvilluan aktivitete në Parkun e Gërmisë në përmbyllje të javës së diabetit. E gjitha nisi me ecje herët në mëngjes, ushqim të shëndetshëm për diabetikët dhe ligjëratë rreth sëmundjes.
Të prekurit thanë se ecja e kujdesi në ushqim janë shumë të rëndësishme në menaxhimin e sëmundjes.
Sipas doktoreshës Drita Peqani, secila ditë është e rëndësishme për vetëdijesim në parandalimin e diabetit.
E Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, zotohet se do të vazhdojnë promovimin e jetesës së shëndetshme gjatë gjithë vitit.
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se janë të përkushtuar në parandalimin e sëmundjeve si diabeti, duke i dhënë prioritet qytetarëve në rrugë e duke e stimuluar ecjen.
https://www.youtube.com/watch?v=2Vwah1oLhr0
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.