Është java e fundit që mund të vizitoni ekspozitën “Nga Koleksioni: Kur Qeniet Takohen”, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Kjo ekspozitë e veçantë prezanton vepra nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Kosovës të artistëve Adem Kastrati, Isak Asllani, Sava Sandiq, Zoran Karalejiq dhe Hysni Krasniqi, të vendosura në dialog me njëra-tjetrën, transmeton Klankosova.tv.
“Duke shqyrtuar tjetërsimin dhe bashkëjetesën, ekspozita kthehet në një fole takimesh të ndryshme në artin pamor dhe krijon hapësirën për të kuptuar ndërlidhjen e të gjitha formave të jetës brenda natyrës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Kulturës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.