Sot, tek emisioni “Ora e Pasdites” të ftuara ishin Sabrije Spahiu, një ndër balerinat e para të vendit tonë dhe Behije Murtezi e cila është mësuese baleti.
Dy gjenerata krejt të ndryshme të cilat nuk janë takuar në skenën e baletit asnjëherë për të luajtur së bashku.
Sabrija u shpreh duke thënë: “Unë jam pjesë e gjeneratës së dytë, ansambli ka fillu në 72- ën dhe unë pas shkollimit në Shkup jam kthy në 79- tën jam bashkëngjitur trupës së baletit dhe deri sot ende jam aktive. Kam pasë përkrahjen e gjithë familjes, isha 12-vjeçare kur në Mitrovicë u hap një studio e baletit dhe aty startova si një vullnet i fëmijëve por nuk e kam menduar që do të jetë pjesë e jetës deri tash. Duke punuar me fëmijë e kam pa si shumë të nevojshme të bëj një libër. Libri përmban hapat e para të baletit si fillon nga pozicionet”.
Në diskutim e sipër moderatorja Njomza e pyeti Behijen se dekadat mes juve a kanë bërë dallim në perceptim apo edhe në gjeneratën e saj nuk ka qenë edhe shumë e pranuar të jesh balerinë në vendin tonë.
Behija tha: “Normal që gjenerata jonë e ka pas shumë më të lehtë edhe perceptimin tek publiku si profesion baleti, por gjithmonë ai zinxhiri i mentalitetit nuk është që po mundet me u shkëput mendoj që akoma ka paragjykime për profesionin e baletit tek femrat dhe meshkujt. Në kohën time kur unë jam regjistruar në shkollën e baletit ka pasë komente të ndryshme mirëpo fatmirësisht e kam pasë një baba dhe një nënë që më kanë përkrah jashtëzakonisht në zgjedhjet e mija”.
Për të kuptuar më shumë rreth intervistës, atëhere klikoni tek linku i mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=OocHBae9XjQ
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.