Në kuadër të javës olimpike, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar me aktivitete sportive.
23 qershori si data që shënohet Dita Olimpike ka mbajtur aktivitetin kryesor që në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku morën pjesë 300 fëmijë nga katër shkolla të Prishtinës të cilët vrapuan në shtegun prej 60 metrave duke bërë një garë simbolike në shënim të kësaj dite.
Në këtë ngjarje prezent ishin edhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sporti, Daulina Osmani, si dhe figura të tjera nga fusha sportive.
Përveçse në “Fadil Vokrri”, Dita Olimpike po shënohet edhe nëpër stadiume të tjera të Kosovës me aktivitete të ndryshme. Teksa të martën KOK, ka organizuar edhe një turne të futbollit.

●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.