Komiku amerikan, Jay Leno, po rikuperohet nga “djegiet serioze” pas një incidenti në shtëpinë e tij.
“Kam pësuar djegie serioze nga një zjarr benzine. Jam mirë. Vetëm më nevojiten një javë apo dy që të kthehem në këmbët e mia”, ka thënë Leno përmes një deklarate dhënë Variety-së.
Ish-prezantuesi i Tonight Show raportohet se i mori këto djegie teksa po punonte në garazhin e tij kur njëra prej veturave papritmas mori flakë.
Atij i është djegur pjesa e majtë e fytyrës, dhe thuhet që flakët ia kanë prekur pak edhe syrin ose veshin, sipas TMZ-së.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.