Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa është surprizuar nga e ëma, Mukadezi.
Një takim shumë emocionues e shumë pozitiv ishte ky mes Gresës dhe nënës së saj, transmeton Klankosova.tv.
“Je krenaria e shtëpisë tonë, vazhdo të dhurosh dashuri”, i tha kështu nëna e saj Gresës.
“Vazhdo si je vajza ime, je më e mira, e lotin nuk dua të ta shoh në sy”, vazhdoi tutja zonja Mukadez.
Ndërsa Gresa nuk reshti duke i dhënë komplimente nënës së saj.
Por nuk ishte vetëm nëna ajo që e surprizoi Gresën, ishte edhe babai i saj, zotëri Ramadani.
Në momentin që Gresa pa babanë e saj, ajo iu hodh në përqafim të ngrohtë atij.
https://www.youtube.com/watch?v=HZ9QFO3Exuw
https://www.youtube.com/watch?v=GWIKSKCth7Q
https://www.youtube.com/watch?v=QL_9cS-RlfM
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.