Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mbështetje të fuqishme ekipit të Dardanëve që sonte luan kundër Turqisë.
Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se Kosova “ka lindur mes vështirësive dhe sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë”, transmeton Klankosova.tv.
Ajo thekson se futbollistët janë “simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës” dhe u shpreh: Jemi me ju, djem! Me Kosovën, përgjithmonë. Me Dardanët!
Postimi i plotë:
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.