Gmail, që është shërbimi i Google në e-mail, tani edhe zyrtarisht e ka shtuar një opsion të ri të quajtur “Undo Send”.
Ky opsion mundëson fshirjen e shumë mesazheve pasi që janë dërguar, transmeton Klan Kosova.
Po ta mendojmë, çdo kujt i ka ndodhur qoftë edhe vetëm një herë në jetë, të pendohet menjëherë për ndonjë mesazh që i kemi dërguar dikujt.
Përdoruesit tani mund të zgjedhin opsionin “Undo Send”, në mes të 5 deri në 30 sekonda pasi e kanë dërguar mesazhin, që dëshirojnë ta fshinë.
Google në vitin 2009, e kishte prezantuar këtë ide, dhe tani vetëm 6 vite pas është realizuar.

●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.