Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është në fije të perit. Për të shpëtuar këtë romancë ajo i ka kërkuar ndihmë ish-partneres së aktorit Jennifer Garner.
Tabloidi britanik Daily Mail thotë se Lopez dhe Garner kanë frikë se aktori mund t’i kthehet sërish varësisë ndaj alkoolit.
Lopez i beson Garnerit për atë që po ndodh sepse ajo e di se është një nga të vetmit njerëz që do të kuptonte se çfarë po kalon, tha një burim i afërt pranë këngëtares për DailyMail.
Thuhet se Garner dëshiron të ndihmojë në shpëtimin e martesës pasi mendon se Lopez është shumë e rëndësishme në jetën e ish-bashkëshortit të saj.
Affleck më parë nuk e ka fshehur faktin se si ndikoi alkooli tek martesa e tij 13-vjeçare me Garner e cila përfundoi në vitin 2018 për shkak të problemeve të shumta.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.