Matt Hancock ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar pasi shkeli udhëzimet për distancën sociale duke puthur ndihmësen e tij.
Hancock në një letër drejtuar Kryeministrit Boris Johnson ofroi dorëheqjen pasi gazeta "Sun" publikoi të premten fotot e tij që përqafonte ndihmësen e lartë, Gina Coladangelo, të cilën ai e kishte emëruar në një rol të financuar nga taksapaguesit për të shqyrtuar me kujdes punën e departamentit të tij, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"Ne ua kemi borxh njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi që të jemi të sinqertë kur i kemi zhgënjyer siç kam bërë unë duke shkelur udhëzimet," tha Hancock në letrën e tij.
Sipas mediave britanike thuhet se imazhet e Hancock dhe Coladangelo u shkrepën më 6 maj - 11 ditë para se rregullat e bllokimit të lehtësoheshin për të lejuar përqafimet dhe kontakte të tjera fizike me njerëz jashtë familjes së tyre.
Kujtojmë se Hancock ka qenë në qendër të luftës së qeverisë kundër pandemisë, duke dalë rregullisht në televizion dhe radio për t'u thënë njerëzve të ndjekin rregullat e rrepta për të përmbajtur virusin.
https://twitter.com/dapperlaughs/status/1408703473726676997
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.