Në Lojërat Europiane Olimpike të Baku-s, pos pjesëmarrësve garues, Kosova u prezantua edhe në nivel gjyqtarësh.
Jeton Beqiri, gjyqtari i ping pongut, ka ndarë drejtësinë në finalen e Lojërave Olimpike Evropiane ekipore të femrave në ping pong në mes të Gjermanisë dhe Holandës, transmeton Klan Kosova.
Beqiri tregon se “Baku është shembull i organizimit profesional të lojërave evropiane dhe mundësi e mirë e promovimit të sportit në Evropë, e ndaras kësaj Baku është po ashtu mundësi e mirë edhe për ndërlidhjen mes kulturave dhe popujve”.
Për më tepër Jetoni është i pari shqiptar që ka referuar edhe finale të tjera ndërkombëtare në ping pong.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.