Federata e Tenisit e Kosovës ka mbajtur kuvendin e rregullt dhe atë zgjedhor, ku u zgjodh kryetari i ri, nënkryetarët dhe anëtarët e bordit të kësaj federate.
Procesi për përzgjedhjen e kryetarit, u realizua me vota të fshehta ku Jeton Hadërgjonaj, u zgjodh kryetar me mandat 2021-2024, njofton Klan Kosova
Kuvendi u përfaqësua nga gjithsej 12 klube dhe 34 delegatë me të drejtë vote, ndërkaq prezentë për të vëzhguar procesin nga afër ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani.
Me shumicë votash u zgjodhën edhe:
1. Blerina Mati – Nënkryetare;
2. Ylber Shamolli– Nënkryetar;
3. Driton Latifi- Anëtar Bordi
4. Lorik Haxhishabani– Anëtar Bordi
●●●
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.