Kthimi i përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës është gjë e rëndësishme dhe vendim i drejtë, ka thënë ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.
Ai ka theksuar se gjatë ditëve të fundit ka folur rreth asaj se personalisht beson se bojkoti nuk është ndër metodat më të mira politike për të arritur objektivat, raporton Radio KIM, përcjellë Klan Kosova.
"Me kthimin e përfaqësuesve politikë të serbëve në institucionet e Kosovës, procesi i formimit të Asociacionit të komunave serbe mund të fillojë pa justifikim, tha Jevtiq.
"Tani ne kemi nevojë për të bërë hapin e parë, kjo është e rëndësishme. Ne presim mbështetje edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga partnerët tanë të koalicionitqë më në fund të fillojnë me atë që është rënë dakord, gati katër vjet më parë", tha ministri serb në Qeverinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.