Një iPhone 7 i tipit më të ri ka eksploduar rrugës për te pronari i tij. Ky incident ka ndodhur menjëherë pas problemeve me të cilat u përballën edhe përdoruesit e telefonit më të ri nga Samsung Note 7, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.
Fotografitë e iPhone’it që ka eksploduar ende pa u hapur janë shpërndarë nëpër internet.
Ky telefon i mençur që u lansua në shtator, ka eksploduar duke djegur edhe pakon në të cilin ishte vendosur.
Duket që diçka ka ndodhur gjatë transportimit të këtij telefoni nga fabrika deri te pranuesi, pa u përdorur asnjëherë.
Nga fotografitë e publikuara në internet, shihet se telefoni është mjaft i dëmtuar nga eksplodimi.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.