Këngëtari Joe Jonas ka arritur një marrëveshje për kujdestarinë e përkohshme të fëmijëve me Sophie Turner.
Ai në Instagram e ka publikuar një fotografi një ditë pasi u arrit marrëveshja, duke thënë se e ka bërë veprimin e duhur.
"Unë jam në vendin e duhur në kohën e duhur duke bërë gjënë e duhur", ka shkruar Jonas.
Fotografia u bë në prapaskenë në Bridgestone Arena në Nashville, Tennessee, ku Joe dhe vëllezërit e tij Kevin Jonas dhe Nick Jonas performuan më 9 tetor si pjesë e turneut "One Night" të The Jonas Brother, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.