Udhëheqësi i podkestit, Joe Rogan, ka premtuar që do të provojë më shumë që të ofrojë përmbajtje më të balancuar në emisionin e tij, pas akuzave për keqinformim rreth kovidit.
Së fundmi, këngëtarët kanadezë Neil Young dhe Joni Mitchell i larguan këngët e tyre nga platforma Spotify si protestë ndaj kësaj platforme, e cila, sipas tyre, po e lejon Rogan-in të bëjë çfarë të dojë.
"Betimi im ndaj jush është që do ta bëj më të mirën që të tentoj dhe t'i balancoj këto qëndrime kontradiktore me perspektiva të njerëzve të tjerë, në mënyrë që ta gjejmë një pikëpamje më të mirë", ka thënë Rogan në një video 10-minutëshe në Instagram.
"Nuk jam i zemëruar me Neil Young-un, unë jam fans i madh i Neil Young-ut," ka thënë Rogan, duke e pohuar edhe admirimin që e ka ndaj Joni Mitchell-it.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.