Numri një i Britanisë së Madhe në tenis, Johanna Konta, ka mposhtur në raundin e parë të Connecticut Open, gjermanen Laura Siegemund.
E renditur në pozitën e 46 në botë, ajo ka mposhtur të 146-ën në këtë ranglistë.
Konta ka fituar duelin me dy sete, 6:2 dhe 7:5, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Kjo fitore në këtë turne, nga mediat është cilësuar si një përgatitje për US Open.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.