John Mayer ka njoftuar se është infektuar me COVID-19 dhe për shkak të kësaj, ka anuluar katër koncerte.
Këngëtari 44 vjeçar, i cili luftoi me virusin në fillim të këtij viti, hyri në Instagram për të zbuluar lajmin.
“Shumë anëtarë të grupit rezultuan pozitivë për COVID-19, dhe unë jam një prej tyre. Kjo do të thotë se ne duhet të riplanifikojmë koncertet e ardhshme”, tha ai.
Këngëtari i "Waiting on the World to Change" u tha fansave të ndikuar nga anulimet se i vinte shumë keq që ndryshoi planet e tyre, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.