Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka paralajmëruar se vaksina për koronavirusin mund të mos arrijë kurrë dhe masat për parandalimin e shpërndarjes së tij mund të rrinë gjatë.
Në një dokument prej 60 faqesh, kryeministri Johnson ka paraqitur në mënyrë të detajuar masat të cilat do të aplikohen nga e mërkura, përfshirë edhe këshillën për rikthim në punë, ushtrimet jashtë shtëpisë dhe piknikun në parqe, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.
Bizneset, bashkitë dhe polica kanë thirrur për sqarim pas paralajmërimit për lehtësimin e masave të cilat ai i paraqiti të dielën në mbrëmje pas deklaratës së tij në TV, e cila u cilësua si e "paqartë" dhe i "pavendosur".
Ndërkohë, në Britani deri tash 32.065 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.