Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se rezultatet nga provat eksperimentale të vaksinave të AstraZeneca janë tepër emocionuese.
Johnson thotë se ka ende kontrolle të mëtejshme të sigurisë, por këto janë rezultate fantastike, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
"Lajme tepër emocionuese, vaksina e Oksfordit ka rezultuar kaq e efektshme në prova. Ende ka kontrolle të mëtejshme të sigurisë, por këto janë rezultate fantastike. Bravo për shkencëtarët tanë të shkëlqyeshëm në @UniofOxford & @ AstraZeneca, dhe të gjithë atyre që dolën vullnetarë në këto sprova," shkroi Johnson në Twitter.
https://twitter.com/BorisJohnson/status/1330779374988259328
Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, gjithashtu tha se ishte me të vërtetë i kënaqur me këtë lajm.
"Sigurisht, ne kemi 100 milionë doza të kësaj vaksine në porosi. Dhe ne kemi punuar shumë ngushtë me AstraZeneca pasi ato po rrisin prodhimin e vaksinës," tha ai në BBC.
"Për dy kandidatët tanë kryesorë të vaksinave që janë më të hershmit në zhvillim, të dy kanë arritur një efektshmëri që është e lartë është me të vërtetë një lajm i mirë për të gjithë."
Rezultatet e provës: Vaksina AstraZeneca / Universiteti i Oksfordit treguan 90% efikasitet në një regjim doze dhe 62% efikasitet në një regjim të dytë, duke i dhënë asaj një mesatare prej 70% efikasitet.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.