Të mërkurën filloi procesi i gjykimit për serbin Casllav Joliq që gjatë luftës shërbente si polic në stacionin Gurakoc të Istogut.
Rrahja, torturimi e vuajtjet e mëdha që ky dyshohet se u shkaktoi banorëve të Istogut gjatë luftës, janë pjesë e aktakuzës që iu lexua në seancën fillestare.
Rasti kur Joliq bashkë me kolegët e tij rrahën një qytetar për shkak që i njëjti kishte dërguar gazetarë të huaj në vendin ku u rrëzua helikopteri i serbëve, nuk është i vetmi. Një tjetër e nxori nga lokali dhe ushtroi dhunë ndaj tij.
Në rastin e tretë, dyshohet se e rrahu një qytetar derisa ia theu edhe dhëmbët, kur ai po lëvizte me veturë nga Gurakoci për në fshatin Vrellë.
“I kishin thane nuk je në Kosove por Serbi, këtu nuk flet Ibrahim Rogova por Millosheviqi”, u kishin thënë banorëve ish-policët serbë.
Por, asnjërën nga këto akuza nuk e pranoi Joliq. “Per nderin dhe trupin tim për asgjë që është lexuar tani nuk jam fajtor”, tha Joliq.
Për të bërë kërkesë që kjo aktakuzë të hidhet si e pabazë, avokati i të akuzuarit kërkoi një muaj kohë.
https://www.youtube.com/watch?v=8Ayuot80j7U
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.