Reperi londinez, Stormzy publikoi pamje nga kënga e tij më e re "Mel Made Me Do It".
Por, befasia e këtij projekti është pjesëmarrja e trajnerit të Romës, Jose Mourinho.
Pamja është e mbushur me të famshëm, duke përfshirë muzikantë të tjerë si Dave, JME dhe Little Simz, si dhe yjet televizivë Jonathan Ross dhe Louis Theroux, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pjesëmarrjen në këtë projekt, Mourinho e ka cilësuar si shumë të veçantë.
"Ishte kënaqësi e madhe që u bëra pjesë e videoklipin e ri të Stormzy", ka shkruar Mourinho në Instagramin e tij.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.