Boksieri britanik 27 vjeçar, Anthony Joshua, ka mposhtur me nokaut 41 vjeçarin Wladimir Klitschko në duelin e shekullit, njofton Klan Kosova.
Në deklarimin e tij pas meçit, Joshua tha se ndeshja fitohet në palestër dhe se për t’u bërë kampion bote duhet të posedosh të tërë pakon, të jesh i përgatitur dhe i plotë.
“E dija se ishte e mundur për ta lënduar, por ende po mësoj, rund pas runde. Unë s’erdha për të boksuar, por për ta lënduar, dhe me gjithë respektin, e lëndova fort”, pohoi ai, njofton Klan Kosova.
“Në fund të ditës, e kuptova se çfarë duhet të bëj dhe e bëra. Do kthehem më Wembley, dhe dua t’ju shoh përsëri këtu”.
“Shumë herë gjatë ushtrimeve vinim tek raundi i 11, dhe lodhesha shumë, por e dija se duhet të vazhdoja, sepse duhet të jem i përgatitur ta kaloj distancën e nevojshme”.
“Sot tregova se lufta fitohet në palestër. Bëhet e vështirë dhe boksi s’është i lehtë. Prandaj duhet ta posedosh të tërën, duhet të jesh i plotë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.