Anthony Joshua ka mposhtur mbrëmë në mesnatë, boksierin Joseph Parker, për t’ia rrëmbyer titullin e WBO.
Këtë trofe të çmuar ai e rendit përkrah edhe me rripat e kampionit të ËBA dhe IBF të cilat i mban.
Në një meç që zgjati 12 raunde, Joshua nuk arriti që ta nokautojë Parkerin. Në fund qenë gjyqtarët ata që unanimisht vendosën që fitorja t’i takojë britanikut. Rezultati i të tre gjyqtarëve ishte 118 – 110, 118-110 dhe 119, 109, përcjell Klan Kosova.
Gjatë tërë meçit të dy boksierët kanë qenë kryesisht të rezervuar, pa dhënë goditje shumë të forta, por duke lëvizur nëpër ring. Shpesh kur ka pasur raste për ndonjë sulm të njërit ose tjetrit, ka qenë gjyqtari i meçit që ka ndërhyrë duke ndërprerë aksionin.
Kështu në fund fitorja i takoi Joshuas, në arenën e Principality Stadium in Cardiff.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.