Sonte në mbrëmje Wembley nuk do të mirëpresë një finale Championsi, por super duelin e vitit në boks mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko.
Ky duel vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO.
Stadiumi i Wembley-t do të jetë i stërmbushur nga tifozët për ta parë duelin mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko Sipas gazetës gjermane “Bild”, pritet të jenë 90 mijë shikues.
Një biletë për këtë duel ka kushtuar deri në 20 mijë euro, që është kulmi për një ndeshje boksi në stadium.
Mediat angleze shkruajnë se Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko do të fitojnë nga 18 milionë euro nga ky duel, pavarësisht se kush është fituesi.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.