Boksieri britanik, Anthony Joshua, edhe një herë ka mbrojtur titujt e kampionit të padiskutueshëm, duke mposhtur në raundin e shtatë, me nokaut, boksierin rus, Alexander Povetkin.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Wembley që ndodhet në Londër të Anglisë dhe ashtu siç ishte parashikuar më herët, për kampionin britanik ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, njofton Klan Kosova.
Në rundin e pestë boksieri rus ishte dukshëm më i mirë, mirëpo Joshua si një kampion i vërtetë që është arriti ta rrëzoi dy herë atë në raundin e shtatë duke mos i lënë gjyqtarit opsion tjetër, përveç se ta ndërpresë ndeshjen.
Joshua 28 vjeçar i cili është kampion i padiskutueshëm i boksit, tani ka 22 fitore (21 me nokaut) dhe asnjë humbje në karrierën e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=H35A0KWUMrE
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.