Puna e E-kioskut para Komunës së Mitrovicës u shtua së fundi.
Qytetarët për të marrë dokumentet e gjendjes civile po shfrytëzojnë këtë pajisje pasi brenda stafi është në grevë. Për pakënaqësinë e punonjësve deri tash nuk kishin dëgjuar të gjithë mitrovicasit.
Nga Sindikata e Punonjësve mitrovicas, thonë se orarin e mbajnë të rregullt, por shërbime kryejnë veç për rastet me urgjencë.
Shërbyesit civil, vlerësojnë se kushtet e punës i detyruan që t`i futen grevës.
Bajrami siguroi se të gjitha konkurset e shpallura para grevës do shtyhen deri pas saj, dhe nuk do të dëmtohet askush.
https://www.youtube.com/watch?v=wAelTLM7_SY&t=17s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.