Julia Fox ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga Kanye West, disa javë pasi ata filluan të takoheshin.
Dyshja u lidhën për herë të parë në natën e Vitit të Ri dhe mezi janë larguar nga njëri-tjetri që atëherë, duke dalë në çdo vend bashkë.
Megjithatë, pas spekulimeve për lidhjen e tyre, përfaqësuesit i sqaruan gjërat, duke shpjeguar se ajo nuk po takohet më me 44-vjeçarin.
“Julia dhe Kanye mbeten miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por ata nuk janë më bashkë”, thanë ata për In Touch, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.