Këngëtari kanadez, Justin Bieber, po tregon shenja të hershme të rikuperimit, pasi u diagnostikua me një virus që i la gjysmën e fytyrës të paralizuar, sipas një kirurgu të specializuar në paralizën e fytyrës.
Charles Nduka, një konsulent kirurg rindërtues plastik në Britani, tha se rreth 75 përqind e pacientëve me sindromën Ramsay Hunt, që marrin trajtim të hershëm, shërohen plotësisht.
“Kam vënë re në videon e shpërndarë nga Bieber se ai duket se ka disa prova të rikuperimit, gjë që është inkurajuese”, tha Nduka për Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"Me paralizën e fytyrës, një nga gjërat më të dukshme është që pacientët nuk janë në gjendje të mbyllin plotësisht syrin për të pulsuar dhe nuk janë në gjendje të buzëqeshin", shtoi Nduka.
"Para se buzëqeshja të rikuperohet, baza e hundës shpesh ngrihet pak dhe goja bëhet më e njëtrajtshme. Në videon që u shpërnda munda të shihja disa shenja se ka një rikuperim të hershëm"
Bieber, 28 vjeç, tha se ai ishte fizikisht i paaftë për të kryer shfaqjet e tij të ardhshme.
Në një video të postuar në Instagram, Bieber tha se kishte kontraktuar sindromën Ramsay Hunt, e cila preku nervat në veshin dhe fytyrën e tij. Ai vuri në dukje se syri i tij i djathtë nuk po pulsonte.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.