Justin dhe Hailey Bieber po festojnë katërvjetorin e martesës.
Të dy kanë përdorur rrjetet sociale për ta uruar njër-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.
“Gëzuar përvjetorin për shoqen dhe gruan time më të mirë. Faleminderit që më bërë më të mirë në çdo mënyrë”, shkroi Justin.
Ndërkohë Hailey shkroi: “4 vite e martuar me ty. Njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë, dashuria e jetës time. Faleminderit Zotit për ty”.
Justin dhe Hailey u fejuan në korrik të vitit 2018 dhe u martuan në një ceremoni shumë intime në New York në shtator të vitit 2018.
Një vit më vonë, më 30 shtator 2019, çifti u martua sërish në një ceremoni luksoze në Karolinën e Jugut.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.