Kjo ishte hera e 15-të me radhë që organizohet ky turne nga familja e të ndjerit dhe klubi xhudos “Polici” për nder të tij.
Fuat Gashi ka qenë një nga xhudistët më të mirë që ka pasur Kosova në këtë sport në kategorinë 60kg.
I ndjeri është masakruar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në turneun e sotëm morën pjesë të gjitha klubet e xhudos nga Kosova dhe nga ato të Shqipërisë.
Numri i garuesve pjesëmarrës ishte 200, ndërsa në fund të garës u bë përzgjedhja e tri klubeve me të mira. Vendi i parë i takoi Klubit të Xhudo-së “Ippon Pejë, vendin e dytë e zuri Klubi i Xhudo-së “Polici” i Prishtinës ndërsa vendi i tretë i takon Klubit të Xhudo-së “Trepça” të Mitrovicës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.