Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së re si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi i Shqipërisë të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti Begaj dekretoi:
- Emërimin e Këshillit të Ministrave;
- Belinda Balluku - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Albana Koçiu - Ministër i Punëve të Brendshme;
- Elisa Spiropali - Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Petrit Malaj - Ministër i Financave;
- Blendi Gonxhja - Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
- Sofjan Jaupaj - Ministër i Mjedisit;
- Mirela Kumbaro Furxhi - Ministër i Arsimit;
- Evis Sala - Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Delina Ibrahimaj - Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
- Besfort Lamallari - Ministër i Drejtësisë;
- Pirro Vengu - Ministër i Mbrojtjes;
- Andis Salla - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Ervin Demo - Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
- Majlinda Dhuka - Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
- Adea Pirdeni - Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
- Toni Gogu - Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin./abcnews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.