Në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, u bë hapja e Panairit të Librit, ku mysafir nderi për këtë edicion ishte shkrimtari Ismail Kadare.
Si i ftuar special në Panairin e 23-të të Librit, 87-vjeçarit iu dha fjala me fillim, ku tha shkurt se ditët e tilla të librit i bëjnë nder çdo populli, raporton Klan Kosova.
Krijimtaria letrare e tij duket se ka impresionuar edhe shefin e qeverisë Albin Kurti, për të cilin ka një epitet si shkrimtari më i mirë i gjallë në botë.
Kur kaloi ca telashe që pati me zërimin, Kurti shtoi se lexon rregullisht veprat e Kadaresë.
E për kreun e Kuvendit Glauk Konjufca, që është edhe shkrimtar, libri nuk do të mund të zhduket kurrë.
Hapjen zyrtare të panairit, i cili sivjet ka moton ‘Libri triumfon’, e bëri kryekomunari Përparim Rama.
Më pas krejt bashkë shëtitën te rreth 100 botuesit me mbi 2 mijë titujt e ri të ekspozuar.
Panairi do të jetë i hapur deri më 11 qershor. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=U96yiJRH4wE
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.