Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për vdekjen e Bashor Buzhalës, babait të gazetarit Berat Buzhala, i cili po luftonte për jetën tash e disa ditë me Covid-19.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Buzhala dhe të afërmve të tyre, njofton Klan Kosova.
“Po ashtu ritheksoj thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të bërë më shumë kujdes duke mbajtur me rigorozitet distancën sociale, higjienën personale dhe maskat në ambientet publike”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.