Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadijaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se njëra prej pikave të saj është edhe ajo që e quajti “Zajednica”.
Kadrijaj u shpreh se shumë shpejt kjo marrëveshje do të zbatohet dhe sipas saj “Zajednica e Albin Kurtit do të bëhet”.
“Marrëveshja e Ohrit, në takimin e fundit në Francë, vet z.Kurti e ka lutur Macronin që zbatohet ajo marrëveshje, një prej pikave që përfshin ajo marrëveshje është Zajednica e Albin Kurtit. Shumë shpejt, po të betohem, Zajednica e Albin Kurtit do të bëhet”, tha ajo./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=4tfXUo1WZ1E
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.