Të premten nuk ishin në qendër të vëmendjes, sikur një ditë më parë, por fama nuk iu zbeh.
Këta katër gomarë u shndërruan në krijesat më të famshme në Kosovë, të enjten, kur u shfaqën te Kuvendi i Kosovës.
Ata i solli këtu avokati e aktivisti Arianit Koci, si pjesë e një performance kritike në shenjë proteste pse deputetët nuk po e konstituojnë shtëpinë e tyre.
Në fakt, ishte pronari i gomarëve që e dha këtë ide
Fermeri nga Istogu, Gjin Shatri, thotë se për dallim nga deputetët që nuk po merren vesh ta bëjnë Kuvendin, gomarët e tij ishin në gjendje të pajtohen me njëri-tjetrin.
Gomarët janë kafshë që nganjëherë dinë të jenë kryeneçe, dhe këtë e pranon Shatri
Këtyre në Kuvend Shatri u kërkon te merren vesh e të punojnë për të mirën e qytetarëve pasi kjo është puna e vetme që ata kanë.
Ani se nuk e thotë direkt, fjalët e tij lënë të kuptohet se Shatri sikur u kërkon parlamentarëve të marrin mësim nga gomarët e tij.
Kjo nuk është protesta e parë në të cilën shfrytëzohen gomarët për të shfaqur qëndrime politike, ose që ata përdoren për të bërë krahasime.
Një të tillë, e kishin bërë shumë vite me parë, dy nga liderët kryesorë aktualë të vetëvendosjes, Albin Kurti e Glauk Konjifca. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Awe0ZdfqKwY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.