Dhjetëra kafshë shtëpiake të veshur me kostume festive të Krishtlindjeve morën pjesë në konkursin e këtij viti të "Pet Noel 2021" në Lima.
Qentë ishin të veshur si babagjyshi i vitit të ri dhe si babadimëresha, derisa sfilonin në pistën që ishte e vendosur në një park në Lima.
Pronarët e kafshëve shtëpiake dhe publikuar që ishin prezent, ishin të mbushur me krenari.
Saida Melgarejo, njëra nga pronaret e kafshëve, ka thënë se qentë e saj për të janë si engjëj në tokë.
Gjithsej 25 kafshë shtëpiake morën pjesë në "Navipets 2021" të organizuar nga Komuna e Limës në nder të festës së Krishtlindjes.
Diana Ramos, veterinare dhe zëdhënëse për Komunën e Limës, tha se ngjarja gjithashtu ofroi shërbime veterinare për kafshët që kishin nevojë për të.
https://www.youtube.com/watch?v=C_q6lasAZ7U
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.