Nga data 10 mars, çdo kush që mban qenushë ose mace do të obligohet nga Ministria e Bujqësisë, që t’i regjistrojë ato.
Kjo si masë parandaluese për braktisjen e kafshëve - nëse pronarët nuk e bëjnë regjistrimin e kafshëve, do të ndëshkohen.
E veç kësaj, ministri Besian Mustafa ka nënshkruar edhe një udhëzim tjetër administrativ që ka të bëjë me këto lloj kafshësh.
Fjala është për çmimet e shërbimeve veterinare sa i përket aplikimit të mikroçipëve të kafshëve shoqëruese.
Kurse, nga Agjencia e Veterinarisë thanë se çmimin për të gjitha këto shërbime që pritën të bëhen, e kanë përcaktuar duke u bazuar në çmimoret e tregut për kryerjen e shërbimeve të tilla në darkordim edhe me Odën e Veterinarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=8CJnnHNGGFY
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.