Sporti me traditë në Kosovë, kajakimi, po arrin ringjalljen në vitet e fundit.
Shembull ishte kjo fundjavë, ku klubet e federatës për kajakim, u mundësuan edhe qytetarëve që ta shijojnë këtë aktivitet në Liqenin e Batllavës.
Kjo mundësi, nuk i iku as Kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqit, që u shoqërua nga Kryetari i Federatës për Kajakim, Visar Emini.
Pjesëmarrës ishin edhe këngëtarët Shpat Deda dhe Nita Latifi.
Federata për Kajakim në Kosovë, është formuar në shtator të vitit 2020 dhe muajin e ardhshëm, më 13 qershor synon t’i organizojë garat e para zyrtare kombëtare.
Me gjenerata, shtigje dhe disiplina të ndryshe, do të marrin pjesë shtatë klube që vijnë nga Prishtina, Peja, Prizreni, Deçani, Mitrovica dhe vendeve të ndryshme në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=OLz_QK1JbsQ&feature=youtu.be&ab_channel=KlanKosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.