Kontrolli i befasishëm i një banese në Lushnjë ka zbuluar një rast të armëmbajtjes pa leje.
Nga rrugët operative policia ishte informuar se një 50-vjeçar në Lushnjë mbante armë në banesë.
Policia gjeti të fshehur një armë zjarri, derisa u gjet po ashtu një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu çifte, 3 krëhëra dhe dhjetëra fishekë luftarak.
“50-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa nuk dihet se pse i mbante armët në banesë. Ndaj tij rëndon vepra penale “armëmbajtje pa leje” ndërsa materialet i kalojnë në dorë Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit”./TCh
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.