Kamera e sigurisë së një shtëpie ka kapur momentin kur dy dhelpra luajnë në trampolinën bosh gjatë natës, teksa familja është në gjumë.
Videoja është shumë e ngjashme me reklamën e krishtlindjeve të John Lewis të vitit 2016, në të cilën një baba e monton një trampolinë për fëmijët e tij teksa ata flenë – dhe kur kthehet në shtëpi i sheh dy dhelpra duke u kënaqur në të.
Në të dy videot, dhelprat mund të shihen duke kërcyer lart e poshtë dhe duke luajtur së bashku.
Pronari i habitur i shtëpisë, Hamza nga Strafford i Londrës, tha se dhelprat janë vizitore të rregullta në kopshtin e tij, por kjo ishte hera e parë që i kishte parë në trampolinën e të birit.
Ai shtoi se tani djali i tij sigurohet që trampolina të mbulohet çdo natë, në mënyrë që dhelprat aventureske nuk do të jenë në gjendje ta rikrijojnë reklamën përsëri.
Pamjet u kapën nga kamera e sigurisë së Ring Security dhe nga kompania thanë se ky është një shembull i shkëlqyeshëm që produktet e tyre po përdoren për ta zbuluar botën e egër.
https://www.youtube.com/watch?v=REfRboocnYI
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.