Kameramani Bardh Stublla, që është në Klan Kosova qysh prej themelimit, ka rrëfyer se sa rëndë e kishte përjetuar në terren realizimin e një kronike për një rast social në Medvegjë.
Ai, si i ftuar në “Familja ime” në Klan Kosova, tha se kishte parë plot familje që jetojnë në kushte të rënda edhe në Kosovë, por ky rast e kishte prekur aq fort sa edhe kishte qarë.
“Jam kon me një rast në Medvegjë, ky rast i ka tetë vjet qashtu, shkuam me një familje që ishte rast social. Unë kam pa raste sociale edhe në Kosovë shumë të rënda, ama qaty ja pata nis me kajt".
“Kur hinëm në shpi kenë dy fëmijë të vegjël zbathur, njëri dy vjet e gjymë e tjetri 5, po edhe shpia mrena ish kon krejt dhe, s’kish pasë kurgjo”.
"Neve na treguan se ku është shpia edhe shkum me bo storien edhe ja nisa me i marr pamjet jashtë shpisë, por kur erdh momenti me hi mrena për me ilustru storien, unë kam pa raste të ronda veç qaty më vike marre edhe me kajt, po ajo vet vike prej brenda, se aty kishin mbet pak familje, po gjendja ke shumë shumë e rëndë".
https://www.youtube.com/watch?v=gE0Q99bCJl0
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.