Një 38-vjeçar nga Kamza është gjetur i pajetë nga familjarët në banesë.
Policia bën me dije se ai është gjetur nga familjarët pa shenja jete, teksa paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.