Bletarët u thirrën në një autostradë të Misisipit në ShBA për të grumbulluar mijëra bletë kur makina me 18 rrota që transportonte kosheret e tyre u përmbys.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Adams tha se kamioni u përmbys të dielën mbrëma në autostradën 61, përballë Merit Health në Natchez.
Bletarët nga Adee Honey Farms në Woodville u thirrën në vendngjarje për të ndihmuar në grumbullimin e bletëve që u vërshuan rreth kamionit të përmbysur.
Drejtori i Adams County EMA, Brad Bradford, tha se skena nuk u pastrua deri në orën 7 të mëngjesit të së hënës.
"Kjo ishte katastrofa ime e parë e bletëve", tha ai për WLBT-TV, transmeton Klan Kosova.
Tutje ai shtoi se bletët qëndruan të qetë gjatë incidentit sepse ishte errësirës dhe kosheret ishin të mbuluara.
"Shumica qëndruan në afërsi pas rrënimit dhe ishin në gjendje të mbaheshin brenda ose afër kosheres së tyre", tha Bradford.
Nuk u raportua për të lënduar si rezultat i përplasjes ose grumbullimit të bletëve që pasoi.
https://www.youtube.com/watch?v=5jwmLb9Jp8s
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.