Policia e autostradës në Ontario tha se rimorkio e një kamioni u vendos nën një mbikalim të autostradës kur automjeti u përpoq të kalonte nën urë me rimorkion ngritur.
Policia e postoi një video në Twitter që tregon pjesën e pasme tw automjetit ngulitur mes rrugës dhe mbikalimit të këmbësorëve mbi autostradën 401 në Mississauga.
Bëhet e ditur se shoferi nuk u lëndua nga aksidenti.
Një postim vijues në Twitter tha se inxhinierët e Ministrisë së Transportit të Ontarios po ekzaminonin mbikalimin për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga kamioni.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.