Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mërkurë në aksin rrugor Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.
Një kamion është përplasur me një ambulancë dhe, si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur katër persona që ndodheshin në amulancë.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar: pacienti 38-vjeçar, babai i tij 74-vjeçar, një punonjës i policisë nga Skrapari, 54 vjeç si dhe një infermier nga Çorovoda të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ambulanca po dërgonte 38-vjeçarin G.Z nga spitali psikiatrik i Vlorës drejt banesës ndërsa pas aksidentit të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Si pasojë e përplasjes është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh, për shkak të bllokimit të qarkullimit në këtë segment rrugor. / Euronews.al